Veraria Labi Wine · Rahovec
Poezi nësecilën shishe
Brez pas brezi, në kodrat me diell të Rahovecit — rrush i vjelë me dorë dhe verë e pjekur me durim.
- 2009Brendi LabiWine
- 100%Vjelje me dorë
- RahovecKosovë
Veraria Labi Wine · Rahovec
Brez pas brezi, në kodrat me diell të Rahovecit — rrush i vjelë me dorë dhe verë e pjekur me durim.




I.Historiku
Veraria Labi Wine i është përkushtuar artit të cilësisë së verës. Vreshtat tona janë të mbjella në tokat dhe kodrat më të mira, të ekspozuara rrezeve të diellit, të punuara me pasion e dashuri.
Vjelja e rrushit kryhet me dorë, ndërsa përpunimi bëhet me makineri të vogla, duke mundësuar përzgjedhjen e rrushit me cilësinë më të lartë. Këta jemi ne — dhe emri ynë do të jetë simbol për cilësi të lartë të verës.


II.Reserve 2019
Prodhohet nga rrushi Vranç 75% dhe Cabernet Sauvignon 25%. Rrushi vilet shumë vonë — deri sa të fillojë tharja (dehidrimi) i tij në hardhi.
Ngjyrë e fortë rubini, taninë të butë dhe një shije e gjatë që mbetet edhe pasi ta keni pirë.
III.Kantina
Nga Vranç-i vendas te rakia e rrushit — secili produkt ka historinë e vet. Rrëshqitni nëpër kantinë.
IV.Vinifikimi




01/ 04
Chardonnay-i vilet në fillim të shtatorit, verërat e kuqe në fund të tetorit. Rrushi zgjidhet me dorë, që në kantinë të hyjë vetëm ai më cilësori.

Para fermentimit, rrushi macerohet 24–48 orë në 8–12°C, që lëvorja t’i japë verës aromat dhe ngjyrën e saj.

Fermentimi alkoolik kryhet me tharmë të seleksionuara, në tanke inoksi me temperaturë të kontrolluar. Verërat e kuqe qëndrojnë me lëvoren nga 10 deri në 25 ditë.

Verërat tona më të mira pushojnë 12 deri në 18 muaj në barrique lisi, ku fitojnë kompleksitet, butësi dhe jetëgjatësi.


Përvoja dhe historia ishin në anën tonë — prandaj e themi me bindje se tani jemi kampion në cilësi.
V.Në numra
Viti kur e regjistruam brendin dhe nisëm të investojmë në cilësi e sasi.
Çdo vile rrushi zgjidhet dhe vilet me dorë.
Pjekje deri në 18 muaj në barrique për verërat Reserve.
ISO 9001, ISO 14001 dhe HACCP — certifikuar nga TÜV NORD.
VI.Galeria
Nga vjelja te panairet e verës — momente nga përditshmëria jonë.
Shiko galerinë
Për të vizituar faqen e Labi Wine duhet të keni moshën ligjore për konsumimin e alkoolit.
Na vjen keq — faqja është vetëm për persona mbi 18 vjeç.