Verërat e kuqe Vjetari 2021

Grand Rahova

Vranç 75% · Cabernet Sauvignon 25%

Shija e kësaj vere është e gjatë për shkak të mineralitetit të saj, komplekse në llojin e saj dhe me ekstrakt të lartë. Karakterizohet me ngjyrë të fortë rubini, taninike, por me shije të butë, duke të lënë shije të gjatë edhe pasi ta keni pirë.

  • Alkooli15%
  • Shërbehet15-18°C
  • VjeljaVjelje e vonë, me dorë
59,90 € Në stok
  • Dërgesë me postë të shpejtë
  • Paguani me para në dorë kur ta pranoni
  • Direkt nga veraria në Rahovec

Të dhënat

Fleta teknike

Perberja
Funksioni
Viti
2021
Rrushi
Lenda e Pare
Vjelja
Vjelje e vonë, me dorë
Ushqyes Organik
Mbeshtet Fermentimin
Metabisulfit Kaliumi
Konservues Dhe Antioksidant
Maja
Fermentimi Alkoolik
Sheqeri i mbetur
2.5 g/l
Aciditeti total
6.1 g/l · pH 3.6
Manoproteina
Stabilizim i Veres
Alkooli
15%
Shërbehet në temp.
15-18°C
Tanine
Stabilitet Dhe Mbrojte Antioksidues
Energjia
105 kcal
Yndyra ta ngopura
0g
Kabohidrate
0.25g
Sheqerna
0.25g
Proteina
0g
Kripe
0g
Shkarko fletën e verës (PDF)

Vinifikimi

Nga hardhia në gotë


Grand Rahova Reserve prodhohet nga rrushi Vranç 75% dhe Cabernet Sauvignon 25%. Rrushi vilet shumë vonë — deri sa të fillojë tharja (dehidrimi) i tij në hardhi.

  1. I

    Macerimi

    Macerimi i rrushit kryhet 24–48 orë para fermentimit, në temperaturë 8–12°C.

  2. II

    Fermentimi

    Fermentimi alkoolik kryhet përmes tharmeve të seleksionuara, me temperaturë të kontrolluar jo më të lartë se 28°C. Pas fermentimit, vera qëndron në tank 15–20 ditë, për ekstrahimin e aromave dhe të ngjyrës nga lëvorja e rrushit.

  3. III

    Fermentimi malolaktik dhe ruajtja

    Në 90% të rasteve fermentimi malolaktik nuk fillon: rrushi vilet vonë dhe, me pjekjen, sasia e acidit të mollës tashmë është ulur. Vera ruhet në fuçi lisi (barrique) për 18 muaj, me pjekje të fortë M+.

Postë e shpejtë

Dërgojmë porosinë tuaj me postë të shpejtë direkt te dera.

Paguani në dorëzim

Pa karta e pa pagesa online — paguani me para në dorë kur ta pranoni.

Direkt nga kantina

Çdo shishe vjen drejt nga veraria jonë në Rahovec.