Mes hardhive të Labi Wine

Historiku

Nga hardhitë e të parëve te vera e sotme — rrëfimi ynë nga Rahoveci.

Brez pas brezi

Të parët tanë, gjysh e stërgjysh, brez pas brezi, kanë prodhuar rrush, verë e raki cilësore — edhe pse me shumë vështirësi e pengesa.

Përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999 na krijoi mundësinë ta rifillojmë kultivimin dhe ta ruajmë traditën tonë shekullore. E nisëm me pak mjete e me ekonomi familjare të shkatërruar — por me përvojë shumëvjeçare dhe dashuri të madhe për hardhinë.

Shekuj
traditë familjare në vreshta
1999
rifillimi i kultivimit
2009
lind brendi LabiWine
3
standarde ISO & HACCP

Rrugëtimi

Kapitujt e historisë

  1. Tradita e familjes

    Kapitulli IBrez pas brezi

    Tradita e familjes

    Gjysh e stërgjysh kanë kultivuar hardhinë dhe kanë prodhuar verë e raki cilësore, edhe pse me shumë vështirësi e pengesa.

  2. Rifillimi

    Kapitulli II1999

    Rifillimi

    Përfundimi i luftës na krijoi mundësinë të rifillojmë kultivimin dhe të ruajmë traditën — me pak mjete, por me përvojë shumëvjeçare dhe dashuri të madhe për hardhinë.

  3. Lind brendi LabiWine

    Kapitulli III2009

    Lind brendi LabiWine

    E regjistruam brendin tonë, gjë që na dha mundësi të investojmë në cilësi dhe sasi, në teknologji bashkëkohore dhe në ngritje profesionale.

  4. Standarde botërore

    Kapitulli IVSot

    Standarde botërore

    Kompania ka finalizuar standardizimin sipas ISO 9001:2015, ISO 14001:2015 dhe HACCP, të certifikuar nga TÜV NORD, Gjermani.

Fuçitë e lisit në kantinë

Respektimi i normave botërore dhe investimi në teknologjinë bashkëkohore janë garanci për prodhimtari të suksesshme.

Labi Wine

Veraria

Emri ynë,
simbol cilësie

Me vete kishim përvojën shumëvjeçare dhe dashurinë e madhe për hardhinë e rrushit. Mirëpo, kjo nuk ishte e mjaftueshme për një prodhimtari më të avancuar — prandaj investuam edhe në ngritjen profesionale, gjithnjë duke u bazuar në traditën vendore.

Përvoja dhe historia ishin në anën tonë, prandaj e themi me bindje se tani jemi “kampion” në cilësi. Veraria LabiWine është e përkushtuar në artin e cilësisë së verës — dhe emri ynë do të jetë simbol për cilësi të lartë të verës.

Shiko certifikatat
Veraria Labi Wine
Degustim vere në kantinë