Verërat e kuqe · 2017

Rahova
Klasike

Vranç 85% · Cabernet Sauvignon 15%

Shija e kësaj vere është e gjatë, shumë minerale, komplekse në llojin e saj dhe me ekstrakt të lartë.

  • Alkooli14.5%
  • Shërbehet15–18°C
  • VjeljaNë fund të tetorit, me dorë
Labi Wine Rahova Klasike

Profili

Shija e Rahova Klasike

Shija e kësaj vere është e gjatë, shumë minerale, komplekse në llojin e saj dhe me ekstrakt të lartë.

Kupazhi: Vranç 85% · Cabernet Sauvignon 15%. Rrushi vjen nga vreshtat tona në kodrat me diell të Rahovecit.

Shërbejeni në 15–18°C
Në gotë të gjerë, që aromat të çelen

Vinifikimi

Nga hardhia në gotë

  1. I

    Macerimi

    Macerimi i rrushit kryhet 24–48 orë para fermentimit, në temperaturë 8–12°C.

  2. II

    Fermentimi

    Fermentimi alkoolik kryhet përmes tharmeve (majave) të seleksionuara, me temperaturë të kontrolluar jo më të lartë se 30°C. Pas fermentimit, vera qëndron në tank deri në 10 ditë, për ekstrahimin e aromave dhe të ngjyrës që vjen nga lëvorja e rrushit.

  3. III

    Fermentimi malolaktik dhe ruajtja

    Fermentimi malolaktik në shumicën e rasteve kryhet spontanisht, pa ndërhyrjen tonë, dhe zgjat 2–3 javë. Vera ruhet në fuçi lisi (barrique) për 12–16 muaj, me pjekje të fortë M.

Vjelja me dorë
Vjelja me dorë
Pjekja në fuçi lisi
Pjekja në fuçi lisi
Kodrat e Rahovecit
Kodrat e Rahovecit

E-Shop

Porositeni Rahova Klasike

Dërgesë me postë të shpejtë · Paguani me para në dorë kur ta pranoni.

29,90 € Bli në E-Shop

Koleksioni

Produkte të tjera

Të gjitha produktet