Verërat e bardha · 2022

Chardonnay

Chardonnay 100%

Shija e kësaj vere është e gjatë, shumë minerale, komplekse në llojin e saj dhe me ekstrakt të lartë.

  • Alkooli13.2%
  • Shërbehet8–12°C
  • VjeljaNë fillim të shtatorit, me dorë
Labi Wine Chardonnay

Profili

Shija e Chardonnay

Shija e kësaj vere është e gjatë, shumë minerale, komplekse në llojin e saj dhe me ekstrakt të lartë.

Kupazhi: Chardonnay 100%. Rrushi vjen nga vreshtat tona në kodrat me diell të Rahovecit.

Shërbejeni në 8–12°C
Në gotë të gjerë, që aromat të çelen

Vinifikimi

Nga hardhia në gotë

  1. I

    Përpunimi

    Rrushi vilet me dorë në fillim të shtatorit, duke përzgjedhur kokrrat më cilësore. Përpunimi kryhet brenda 4–6 orësh, pa e lejuar rrushin të qëndrojë në kontakt me ajrin dhe temperatura të larta.

  2. II

    Fermentimi

    Pas shtrydhjes, e gjithë sasia e lëngut fermentohet në tank inoksi, në temperaturë 12–14°C.

  3. III

    Fermentimi malolaktik dhe ruajtja

    Fermentimi malolaktik kryhet në barrique, por edhe në tanke inoksi. Pas fermentimit, një pjesë e verës vjetrohet në fuçi lisi për 8 muaj — aromat e lisit kalojnë në verë dhe i shtojnë kompleksitetin.

Vjelja me dorë
Vjelja me dorë
Pjekja në fuçi lisi
Pjekja në fuçi lisi
Kodrat e Rahovecit
Kodrat e Rahovecit

E-Shop

Porositeni Chardonnay

Dërgesë me postë të shpejtë · Paguani me para në dorë kur ta pranoni.

14,90 € Bli në E-Shop

Koleksioni

Produkte të tjera

Të gjitha produktet