Verërat e kuqe · 2021

Grand
Rahova

Vranç 75% · Cabernet Sauvignon 25%

Shija e kësaj vere është e gjatë për shkak të mineralitetit të saj, komplekse në llojin e saj dhe me ekstrakt të lartë. Karakterizohet me ngjyrë të fortë rubini, taninike, por me shije të butë, duke të lënë shije të gjatë edhe pasi ta keni pirë.

  • Alkooli15%
  • Shërbehet15-18°C
  • VjeljaVjelje e vonë, me dorë
Labi Wine Grand Rahova

Profili

Shija e Grand Rahova


Grand Rahova Reserve prodhohet nga rrushi Vranç 75% dhe Cabernet Sauvignon 25%. Rrushi vilet shumë vonë — deri sa të fillojë tharja (dehidrimi) i tij në hardhi.

Kupazhi: Vranç 75% · Cabernet Sauvignon 25%. Rrushi vjen nga vreshtat tona në kodrat me diell të Rahovecit.

Shërbejeni në 15-18°C
Në gotë të gjerë, që aromat të çelen

Vinifikimi

Nga hardhia në gotë

  1. I

    Macerimi

    Macerimi i rrushit kryhet 24–48 orë para fermentimit, në temperaturë 8–12°C.

  2. II

    Fermentimi

    Fermentimi alkoolik kryhet përmes tharmeve të seleksionuara, me temperaturë të kontrolluar jo më të lartë se 28°C. Pas fermentimit, vera qëndron në tank 15–20 ditë, për ekstrahimin e aromave dhe të ngjyrës nga lëvorja e rrushit.

  3. III

    Fermentimi malolaktik dhe ruajtja

    Në 90% të rasteve fermentimi malolaktik nuk fillon: rrushi vilet vonë dhe, me pjekjen, sasia e acidit të mollës tashmë është ulur. Vera ruhet në fuçi lisi (barrique) për 18 muaj, me pjekje të fortë M+.

Vjelja me dorë
Vjelja me dorë
Pjekja në fuçi lisi
Pjekja në fuçi lisi
Kodrat e Rahovecit
Kodrat e Rahovecit

E-Shop

Porositeni Grand Rahova

Dërgesë me postë të shpejtë · Paguani me para në dorë kur ta pranoni.

59,90 € Bli në E-Shop

Koleksioni

Produkte të tjera

Të gjitha produktet